“Ronaldo e ka pasur këtë shprehi edhe para 10 viteve” - Gazeta Express
string(51) "ronaldo-e-ka-pasur-kete-shprehi-edhe-para-10-viteve"

“Ronaldo e ka pasur këtë shprehi edhe para 10 viteve”

Botërori 2022

Gazeta Express

09/12/2022 13:59

Cristiano Ronaldo nuk ju bën skuadrave keq por ai ka pasur të njëjtën sjellje edhe “para 10 viteve”, thotë Roy Keane, me ikonën portugeze që thjesht po plaket

Ish kapiteni i Manchester United, Keane që dikur ka luajtur me Ronaldon në Old Trafford, me talentin e padiskutuar atë kohë që po hidhte hapat e parë drejt një legjende. Irlandezi nuk sheh shumë ndryshim në personalitetin e pesë herë fituesit të Topit të Artë sot nga ajo ku kishte filluar ai, me shumë pyetje për të, tani pasi që më ai nuk i ka ato momentet magjike që mund t’i këtë një 37 vjeçar.

“A supozohet që futbollistët të jenë perfekt? Cristiano Ronaldo e ka pasur këtë shprehi edhe para 10 viteve, por në ndeshjen e ardhshme ai do të shënonte një het-trik dhe ai ishte 27 vjeç dhe të gjithë do ia falnin. Njerëzit thonë që ai tani i bën skuadrës keq – Juventusit nuk i bëri asgjë prej që u largua nga aty dy vite më parë”, tha Keane për Sky Bet pasi që pyet për atë se si u la në bankë Ronaldo në ndeshjen e Portugalisë kundër Zvicrës.

“Kundër Zvicrës, trajneri i Portugalisë bëri një vendim të drejtë për ta zëvendësuar Ronaldon me dikë që ofron më shumë mobilitet në sulm. Ai (Goncalo Ramos) shënoi het-trik dhe të gjithë shikuan në drejtim të Ronaldos. Gjithmonë kam menduar se a do t’i jepet mundësi Ronaldos që të luajë në një ndeshje të eliminimit direkt me Portugalinë në Botëror – ai është 37 vjeçar!”.

Ronaldo për momentin është pa klub pasi që u largua nga United me marrëveshje të ndersjellë dhe tani ka spekulime që sugjerojnë që porti i tij i radhës do të jetë Arabia Saudite.

Për momentin, Ronaldo është i fokusuar për ta ndihmuar Portugalinë që ta fitojë trofeun e Katarit – me debatin se ka probleme në kapin e tyre e që janë hedhur poshtë – me skuadrën e Fernando Santos që do të luajë kundër Marokut të shtunën. /GazetaExpress/