Ronaldo e arrin shifrën e 750 golave në karrierë - Gazeta Express
string(48) "ronaldo-e-arrin-shifren-e-750-golave-ne-karriere"

Ronaldo e arrin shifrën e 750 golave në karrierë

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 9:08

Cristiano Ronaldo e ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 750 golave në karrierë për klubet dhe Kombëtaren e Portugalisë.

Ronaldo e shënoi golin e 750-të në karrierë, pasi realizoi një herë në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Dynamo Kiev të mërkurën në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi portugez i ka 75 gola për Juventusin, 450 për Real Madridin, 118 për Manchester Unitedin, pesë për Sporting Lisbon dhe 102 për Portugalinë.

509 prej këtyre golave i ka shënuar brenda zonës, 129 nga penalltia, 57 nga goditja e lirë dhe 55 jashtë zonës.

Ronaldo e tundi rrjetën e portës 482 herë me këmbën e djathtë, 136 me këmbën e majtë dhe 130 me kokë. /Gazeta Express/