“Ronaldo do ta kishte bërë më të vështirë La Ligan për Barcelonën”


Gazeta Express
16 Mars 2019 8:22

Semedo, mbrojtësi i Barcelonës, mendon se me Cristiano Ronaldon në anën e Real Madridit, Barcelona nuk do të kishte fituar me lehtësi titullin në Spanjë.

CR7 u largua nga Reali vitin e kaluar për Juventusin për më shumë se 100 milionë euro.

Pa të në skuadër, Reali po vuan shumë dhe për këtë, dy muaj para fundit të edicionit 20118/19, Madridi mbeti pothuajse jashtë çdo gare për titull.

“Real Madridi po e vëren mungesën e tij”, tha Semedo për TV Portugez “SIC”.

“Nuk mund të them se ishte keq për ne që Ronaldon u largua. Me të, do ta kishim më të vështirë në Ligë, më konkurruese”.

“Ai është lojtar që ngre shumë vëmendje dhe duhet të përgatitesh sa më mirë për ta ruajtur. Edhe ne pa Leo Messin do të kishim fituar, por s’do të ishte e njëjtë”. /Gazeta Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart