Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder, pas rinovimit të kontratës me Al-Nassr - Gazeta Express
string(81) "ronaldo-behet-futbollisti-i-pare-miliarder-pas-rinovimit-te-kontrates-me-al-nassr"

Futboll

Gazeta Express

20/02/2026 22:20

Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder, pas rinovimit të kontratës me Al-Nassr

Futboll

Gazeta Express

20/02/2026 22:20

Sipas një raporti të “Bloomberg”, Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder në histori, pas marrëveshjes së re me Al-Nassr.

40-vjeçari ka ndarë për vite me radhë majën e futbollit botëror me Lionel Messi, por në këtë aspekt ai tashmë kryeson.

Ronaldo u transferua në Ligën Profesionale Saudite në vitin 2023, ndërsa Messi iu bashkua Inter Miami në MLS.

Tek Al-Nassr, Ronaldo përfiton pagën mesatare vjetore më të lartë nga çdo sportist në botë.

Duke qenë se të ardhurat në Arabinë Saudite janë pa taksa, përfitimi neto i tij tejkalon atë që kishte te Real Madrid apo Manchester United.

Vlerësimi i ri e vendos pasurinë e tij neto në rreth 1.4 miliardë dollarë. Kjo përfshin mbi 550 milionë dollarë paga të fituara në Evropë mes viteve 2002 dhe 2023.

Marrëveshja 10-vjeçare me “Nike” vlen rreth 18 milionë dollarë në vit, ndërsa sponsorë të tjerë si “Armani” dhe “Castrol” kanë shtuar mbi 175 milionë dollarë të tjera në total.

Që prej transferimit në vitin 2023, Ronaldo ka fituar rreth 200 milionë dollarë në vit nga paga dhe bonuset, plus një bonus nënshkrimi prej 30 milionë dollarësh.

Thuhet se momenti historik u vulos nga një zgjatje kontrate e nënshkruar në qershor 2025, me vlerë mbi 400 milionë dollarë, si dhe përfshirjen e një 15% aksionesh në Al-Nassr.

Me më shumë se 660 milionë ndjekës në Instagram, prona të shumta dhe investime të ndryshme, Ronaldo pritet të mbetet ndër sportistët me fitimet më të larta në botë edhe shumë kohë pas përfundimit të karrierës së tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement