Ronaldinho tenton të tallet me Ramosin, përgjigjja e tij ishte epike - Gazeta Express
string(67) "ronaldinho-tenton-te-tallet-me-ramosin-pergjigjja-e-tij-ishte-epike"

Ronaldinho tenton të tallet me Ramosin, përgjigjja e tij ishte epike

Futboll

Gazeta Express

18/06/2021 22:17

Pas 16 sezonesh me fanellën e Los Blancos, Sergio Ramos rrëfeu mes lotësh largimin nga Real Madridi.

Me anë të një postimi në Twitter, Ronaldinho i ka kujtuar driblimet që bëri përballë Sergio Ramos dhe finalizoi me gola spektaklin e tij, madje duke u duartrokitur edhe nga tifozët madrilenë në Bernabeu.

Lexo Edhe:

“Hej Sergio , e mban mend këtë natë?”, ishte postimi i Ronaldinhos.

Por, përgjigjja e Ramosit ishte edhe më epike.

“E mbaj mend por pak muaj më vonë ndodhi kjo”, shkroi Ramos në një fotografi kur festojnë ngritjen e trofeut të Spanjës.