Ronaldinho: Messit s’i duhej ndihma ime në Barcelonë - Gazeta Express
string(50) "ronaldinho-messit-si-duhej-ndihma-ime-ne-barcelone"

Gazeta Express

17/01/2020 8:15

Ronaldinho: Messit s’i duhej ndihma ime në Barcelonë

Gazeta Express

17/01/2020 8:15

Ronaldinho beson se Lionel Messi nuk pati nevojë për asnjë lloj ndihme nga ai gjatë fillimit të karrierës së tij në Barcelonë.

Fituesi i Kupës së Botës 2002 arriti në Camp Nou në vitin 2003 dhe ishte në klub gjatë kohës kur Lionel Messi si  adoleshent kishte filluar të punonte me ekipin e parë të Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pasi e kishte asistuar golin e parë të Messit si profesionist, Ronaldinho arriti ta krijojë një partneritet mbresëlënës me Messin në fazën e sulmit.

Megjithatë, braziliani ka insistuar në një intervistë se ai s’kishte nevojë të ndikonte te Messi, përkundër që dukej se po i ndihmonte të përshtatej në skuadër.

“Kur unë erdha në Barcelonë, flitej për një fëmijë që veçohej nga të tjerët. Pastaj u bëmë shokë, filluam të luajmë bashkë dhe shkonim shumë mirë” ka thënë Ronaldinho.

“Ai erdhi duke qenë ndryshe nga të tjerët dhe ne shkuam e i thamë Frank Rijkaard ta sjellë atë të stërvitet me ne. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

“Unë isha me fat që e bëra pasimin për golin e tij të parë. Me kalimin e kohës, është shumë mirë ta shohësh dikë që e ka nisur karrierën përkrah teje dhe pastaj e sfidon gjithë botën”.

“Ne ishim gjithmonë shumë të afërt. Ne mësuam shumë gjëra, ai më mësonte spanjisht dhe unë ia mësova gjuhën portugezë. Por, me topin në këmbë, ne e kuptonim njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur”.

“Unë mahnitesha nga qetësia e tij. Këtë gjë e dua shumë të ai. Ai nuk e fut kurrë veten në telashe, është gjithmonë me familje dhe me të afërmit”.

“Leo ka gjithçka. Atij s’i duhej asgjë nga unë”.

Ronaldinho i kaloi pesë sezone në Barcelonë dhe gjatë asaj kohe i fitoi dy tituj të La Ligës. /Gazeta Express/