Roma synon ta nis mbarë sezonin kundër Veronës sonte - Gazeta Express
string(52) "roma-synon-ta-nis-mbare-sezonin-kunder-verones-sonte"

Roma synon ta nis mbarë sezonin kundër Veronës sonte

Gazeta Express

19/09/2020 19:59

AS Roma synon që t’ia nis me fitore sezonit të ri në Serie A, derisa sonte skuadra romake ka udhëtuar në Verona

Në këtë ndeshje Roma nuk ka startuar edhe me Edin Dzekon, i cili është përfolur për një kalim në Juventus kohëve të fundit. Ai është në bankë dhe skuadra romake mund ta shfrytëzojë atë në pjesën e dytë.

Lexo Edhe:

Në sulm sonte janë treshja Pedro, i cili erdhi në Roma nga Chelsea këtë afat kalimtar, Mkhitarian dhe Pellegrini.

Për Romën sonte nuk ka startuar as Marash Kumbulla, i cili u zyrtarizua si lojtar i Romës para dy dite. Megjithatë ai mund të luajë kundër ish skuadrës së tij në pjesën e dytë pasi që është në rezervë. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Hellas Verona

AS Roma