Roma pritet të jetë “e ashpër” me Zaniolon - Gazeta Express
string(40) "roma-pritet-te-jete-e-ashper-me-zaniolon"

Sport

Gazeta Express

28/01/2023 12:00

Roma pritet të jetë “e ashpër” me Zaniolon

Sport

Gazeta Express

28/01/2023 12:00

Roma raportohet se po shqyrton veprimet ligjore dhe masat disiplinore ndaj Nicolo Zaniolo, i cili po i afrohet tani më shumë qëndrimit në klub.

Gazetari i njohur italian, Gianluca di Marzio, ka raportuar se Zaniolo ka vendosur të mos pranojë ofertën e Bournemouthit dhe Roma tani do të jetë e “ashpër” me italianin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Situata thuhet se ka arritur në pikën e përplasjes dhe romakët po vlerësojnë masat disiplinore ndaj sulmuesit 23-vjeçar.

Duke mos e pranuar ofertën e klubit anglez, Zaniolo i ka probleme Romës. Problemi ka të bëjë me faktin se italiani ka refuzuar të luajë sepse po kërkonte të largohej nga “Olimpico”, duke refuzuar edhe ofertën e rinovimit të kontratës.

Reprezentuesi i Italisë refuzoi të takonte drejtuesit e Bournemouthit, të cilët i ofronin dyfishin e pagës së asaj që ai fiton aktualisht. Gjithashtu, klubi nga Premierliga ishte i vetmi që ofroi 35 milionë euro për blerjen e tij, aq sa kërkonte Roma.

Tani, klubi nga kryeqyteti italian thuhet se e konsideron veten të dëmtuar dhe po përpiqet të gjejë një zgjidhje se çfarë masash do të ndërmarrë ndaj lojtarit, i cili ende kërkon të largohet dhe te Roma duan të gjejnë një zgjidhje edhe për të.

Ndryshe, Nicolo Zaniolo me Romën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Milani thuhet se është klubi tjetër që po monitoron situatën e tij. /Gazeta Express/