Roma po e shkatërron Sassuolon pas 45 minutave 4:0, shënojnë Mkhitaryan e Kluivert


Gazeta Express
15 Shtator 2019 18:56

Roma është duke e mposhtur 4-0 Sassulon pas 45 minutave lojë në Olimpico.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 12’, Bryan Cristante shënoi për 1-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 19’, golin e gjeti edhe sulmuesi, Edin Dzeko.

Pas tre minutave Roma konfirmoi superioritetin, shënoi edhe mesfushori i transferuar nga Arsenali, Henrikh Mkhitaryan.

Miki shënoi për 3-0 në minutën e 22’.

Në pjesën e parë, pas një loje shumë të bukur, golin e gjeti edhe talenti i ri holandez, Justin Kluivert.

Ai shënoi për 4-0 në minutën e 33’.

Nëse Roma vazhdon me këtë ritëm edhe në pjesën e dytë, rezultati mund të jetë shumë më i thellë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart