Roma fiton me rezultat të ngushtë kundër Cagliarit - Gazeta Express
string(50) "roma-fiton-me-rezultat-te-ngushte-kunder-cagliarit"

Futboll

Gazeta Express

16/01/2022 20:06

Roma fiton me rezultat të ngushtë kundër Cagliarit

Futboll

Gazeta Express

16/01/2022 20:06

Roma ka arritur që të fitojë me një rezultt tepër të ngushtë kundër Cagliarit. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Sergi Oliveira. Kjo fitore e ngrit Romën në pozitën e 6 me 35 pikë, por ende shumë larg pozitës së katër dhe pestë, Atalantas dhe Juventusit që kanë nga 41 pikë

Roma ka arritur një fitore me rezultat të ngushtë kundër Cagliarit në Olimpico sonte.

Lexo Edhe:

Skuadra e Jose Mourinhos ka fituar me një gol epërsi, të cilin e shënoi nga pika e bardh Oliveira në minutën e 33.

Ndeshja filloi furishëm nga Roma, ku Zaniolo sulmoi portën e Cagliarit që në minutën e 5-të të ndeshjes. Romakët kërkuan penallti, por gjyqtari nuk mendoi ashtu, pasi që Zaniolo ishte penguar brenda zonës nga lojtarët mysafirë, edhe pse për këtë gjyqtari e shikoi edhe VAR.

Rasti tjetër ideal për Romën do të vinte në minutën e 14-të kur Alessio Cragno, portier i Cagliarit bëri një super pritje për t’ia mohuar golin Tammy Abrahamit të Romës.

Mbrojtësi i Cagliarit, Dalbert, do ta prekte topin me dorë në zonë. Fillimisht kjo nuk u pa nga gjyqtari, i cili pasi shikoi VAR referoi penallti për Romën në minutën e 32-të të takimit.

Nga pika e bardhë i saktë do të tregohej Sergio Oliveira duke shënuar në minutën e 33-të.

Roma do të rrezikonte përsëri me gol në minutën e 66-të me Jordan Veretout, i cili lansoi një goditje të fortë nga jashtë zone por goditja e tij përfundoi shumë afër kornizave të portës.

Joao Pedro e pati shansen më të mirë për mysafirët për ta barazuar rezultatin.

A goditi topin nga afër por portieri i Romës intervenoi duke e dërguar topin në shtyllë dhe shpëtuar skuadrën e tij nga barazimi.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati ndonjë rast tjetër që vlen për t’u theksuar dhe me këto pikë Roma arrin në kuotën e 35 pikëve nga 22 xhiro të luajtura aq sa ka rivali i tyre i qytetit Lazio.

Në anën tjetër, Cagliari mbetet në zonën e kuqe për të rënë nga Serie A, pasin që ka vetëm 16 pikë dhe është në vendin e 18-të. /GazetaExpress/