Roma e Napoli nuk lejojnë befasi


Gazeta Express
22 Shtator 2019 17:13

Roma dhe Napoli kanë marrë pikët e plota në xhiron e katër në Serie A, duke e mposhtur 2-1 në udhëtim Bolognan, respektivisht 4-1 Leccen.

Roma ka vazhduar me formën e mirë, pas startit të dobët në Serie A.

Klubi i udhëhequr nga Paulo Fonseca mori fitoren e dytë me radhë, duke e mposhtur 2-1 në udhëtim Bolognan.

Edin Dzeko shënoi golin e tri pikëve në minutën e 90’, derisa më herët kishte realizuar edhe Aleksandar Kolarov. Për vendasit, golin e nderit e shënoi Nicola Sansone nga penalltia.

Napoli ka treguar edhe njëherë forcën, duke fituar 4-1 në udhëtim te Lecce.

Fernando Llorente shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, në minutat 28’ dhe 82, kurse shënuan edhe Lorenzo Insigne e Fabian Ruiz.

Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e tetë pikëve dhe gjendet në pozitën e katër, kurse Napoli në atë të tretë me nëntë pikë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart