Roma e do Milikun në vend të Dzekos - Gazeta Express
string(35) "roma-e-do-milikun-ne-vend-te-dzekos"

Roma e do Milikun në vend të Dzekos

Gazeta Express

15/07/2020 17:20

“Giallorossi” e kanë gjetur pasardhësin e sulmuesit boshnjak, i cili pritet të largohet nga kryeqyteti italian

Roma e ka gjetur pasardhësin e Edin Dzekos, i cili pritet të largohet nga kryeqyteti italian gjatë kësaj vere.

Lexo Edhe:

Mediumi italian “La Gazzetta Dello Sport” njofton se “Giallorossi” ia kanë mësyrë sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik”.

Sulmuesi polak pritet të largohet nga “San Paolo” dhe interesim për të kanë shfaqur edhe Juventusi e Milani, përcjell Gazeta Express.

Gjatë verës, Dzeko mund të përfundojë në Inter, kurse Milikun mund ta shohim në fanellën e Romës në sezonin e ardhshëm.

Milik ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon me ekipin napolitan. /Gazeta Express/