Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i frustruar me masat që Bashkimi Evropian (BE) vazhdon t’i mbajë në fuqi ndaj Kosovës.
Në intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, të enjten, ambasadori Rohde ka thënë se masat ndëshkuese duhet që të largohen.
“Për masat, mund të përsëris vetëm se Gjermania avokon vazhdimisht heqjen e menjëhershme të masave, si shumica e vendeve. Më duhet të pranoj se jam gjithashtu pak i frustruar që nuk ka ndodhur ende, sepse krijon një çekuilibër dhe efekte konkrete”, ka theksuar ai.
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...