Rohde: Gjermania mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës - Gazeta Express
string(90) "rohde-gjermania-mbeshtet-plotesisht-synimin-e-kosoves-per-anetaresim-ne-keshill-te-evropes"

Rohde: Gjermania mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës

Lajme

Gazeta Express

29/11/2022 14:53

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se Berlini zyrtar mbështet plotësisht synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, raporton Express.

Këtë deklaratë Rohde e ka bërë pas takimit që ka pasur sot bashkë me zyrtarë të Këshillit të Evropës me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Unë nënvizova mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Republikën e Kosovës në synimin për anëtarësim në Këshill të Evropës ”, ka shkruar Rohde.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë deputetët Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Shoshi dhe Besnik Tahiri./GazetaExpress/