48 orë i kanë mbetur Barcelonës për të gjetur zëvendësuesin e Luis Suarez. Moreno, Yedder apo Martinez, cili do ta veshë fanellën e Barçës?
Sulmuesi i Valencias, Rodrigo Moreno, është objektivi numër një i Barcelonës për të zëvendësuar të dëmtuarin, Luis Suarez.
Sulmuesi i Monacos, Wissam Ben Yedder dhe ai i Interit, Lautaro Martinez, gjithashtu janë në radarin e Barçës.
Megjithatë, gjitha rrugët çojnë te Moreno, i cili nuk startoi të shtunën në fitoren 2-0 të Valencias kundër Barcelonës.
Madje, pas ndeshjes, trajneri i Valencias, Albert Celades, nuk konfirmoi nëse Moreno do të qëndrojë apo largohet pas raportimeve që e lidhin me Barçën.
“Nuk mund t’i vlerësoj të gjitha situatat që mund të ndodhin”, tha Celades. “Asgjë nga ajo që them, apo mendim i imi nuk mund të ndryshojë situatën”.
“Ai po bën mirë, nuk është hera e parë që kalon nëpër një situatë të tillë, ndodhi edhe verës”.
“Rodrigo është lojtar i Valencias, kjo është situata”.
“Do të shohim çfarë do të ndodhë”.
Barçës i kanë mbetur 48 orë për të blerë një qendërsulmues dhe raportohet se dita e hëne do të jetë vendimtare në afrimin e një 9-shi. /Gazeta Express/