Roboti humanoid, fillon të prodhohet më të madhe në Hong Kong - Gazeta Express
string(60) "roboti-humanoid-fillon-te-prodhohet-me-te-madhe-ne-hong-kong"

AutoTech

Gazeta Express

26/01/2021 23:13

Roboti humanoid, fillon të prodhohet më të madhe në Hong Kong

AutoTech

Gazeta Express

26/01/2021 23:13

Krijuesit e një prej robotëve më të sofistikuar të realizuar ndonjëherë, thonë se duan të nisin prodhimin masiv më së largu deri në fund të vitit.

Që prej daljes në skenë, Sophia – roboti humanoid – është bërë tepër e famshme. Tash kompania “Hanson Robotics”, me seli në Hong-Kong, tregon se katër modele do të futen për prodhim masiv brenda gjysmës së parë të vitit 2021.

Lexo Edhe:

“Bota e Covid-19 do të ketë nevojë për më shumë automatizim, në mënyrë që njerëzit të jenë më të sigurt”, tha themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë, David Hanson, përcjell a2news. Ai beson se robotët do të jenë zgjidhje për shumë industri, jo vetëm në shëndetësi.

Përdorimi i robotëve shënoi rritje edhe para pandemisë. Sipas një raporti të Federatës Ndërkombëtare të Robotikës, shitjet në të gjithë botën të robotëve që kryejnë shërbime profesionale kishin shënuar rritje prej 32% në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë, duke arritur shifrën prej 11.2 miliardë dollarëve.