Roberti sërish komenton debatin e famshmëm të tij me Tunën


Gazeta Express
25 Qershor 2019 16:17

Robert Berisha ditën e sotme ka folur sërish për dabatin e muajve më parë me Tunën.

I ftuar në emisionin “Trokit” këngëtari u pyet nëse ishte bërë pishman për deklaratat e lëshuara.

“Ndoshta po, ka disa deklarata që mbase po. Njerëzit nuk dinë të vërtetën, por po ta dinin do më thonin mirë kë bërë. Njerëz jemi gabojmë, me Patrisin çdo gjë është ok. Me nipin shihemi, është mirë marshalla, raportet s’janë cënuar”, tha Robert Berisha.

Moderatori i emisionit e ngacmoi edhe për deklaratën e Norës javë më parë, pasi kjo e fundit tha se në debatin e famshën, është Roberti gabim dhe jo Tuna.

“Nuk ma ka thënë live, e thotë veç në intervistë”, tha Roberti.

Gjithashtu, Robert Berisha tha edhe emrat e këngëtareve me të cilat nuk do të bashkëpunonte kurrë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart