Robert Berisha: Vetëm kur të plaket njeriu, e kupton se sa shumë të mungon gruaja që e ke pasur afër - Gazeta Express
string(98) "robert-berisha-vetem-kur-te-plaket-njeriu-e-kupton-se-sa-shume-te-mungon-gruaja-qe-e-ke-pasur-afer"

Robert Berisha: Vetëm kur të plaket njeriu, e kupton se sa shumë të mungon gruaja që e ke pasur afër

Rozë

Gazeta Express

22/05/2022 19:27

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Why Not”.

Ai ka rrëfyer përballë moderatores Roza Lati shumë detaje interesante nga jeta e tij private dhe profesionale.

Lexo Edhe:

Mes të tjerash, Roberti u pyet se çfarë mendimi ka rreth dashurisë në çift, nëse sipas tij është më e madhe në pleqëri apo në rini?

robert berisha i ri

Dhe mes emocionesh këngëtari u shpreh se pasi humbi nënën e tij vitin e kaluar, e pa te i ati se sa e vështirë është kur humbet partnerin e jetës dhe mbetesh vetëm.

“Në pleqëri, ish dashur të jetë edhe në rini edhe në pleqëri me qenë mirë. Por vetëm kur plaket robi (njeriu), e kupton kur ta humb dikë që e ke pasur (gruan), e kupton që vet nuk jetohet dhe në atë kohë e sheh se sa të mungon ai që e ke pasur afër. Kështu që unë mendoj se në pleqëri është shumë e rëndësishme të kesh dikë që e shijon”, theksoi Berisha.

Ai ka qenë i martuar për vite me radhë me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën edhe ka një vajzë të quajtur Rene. /Telegrafi/