Robben: Nuk e di nëse do të jem gati ndaj Dortmundit!


Gazeta Express
28 Mars 2019 22:48

Arjen Robben hidhëron tifozët e Bayern Munich. Sulmuesi holandez i cili do të largohet nga bavarezët në fund të këtij sezoni, do të mungojë në klasiken e tij të fundit të futbollit gjerman, pasi e ka të pamundur të rikuperohet në kohë për sfidën ndaj verdhezinjëve të Dortmund.

“Nuk e di akoma nëse do të jem gati, duhet të shohim. Gjithsesi, mendoj se është një hipotezë e parealizueshme. Jam drejt rikuperimit, por nuk stërvitem akoma me ekipin. Mendoj se do të duhet pak kohë”.

Te Bayern që nga 2009-ta, Robben është përballur 20 herë me Borussia Dortmund, duke shënuar 11 gola, më i rëndësishmi prej të cilëve ka qenë në finalen e Champions League të 2013-ës, kur fiksoi shifrat në 2-1.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund do të ndeshen në kampionat 6 prillin e ardhshëm. Të dy ekipet kryesojnë Bundesliga-n me 60 pikë dhe kjo sfidë pritet të jetë vendimtare për titullin.

Te fundit


Kthehu lart