Rivaldo: Cavani do të ishte i mrekullueshëm për Barcelonën - Gazeta Express
string(57) "rivaldo-cavani-do-te-ishte-i-mrekullueshem-per-barcelonen"

Rivaldo: Cavani do të ishte i mrekullueshëm për Barcelonën

Gazeta Express

24/01/2020 12:13

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo, beson se Edinson Cavani do ta përmirësonte dukshëm dhe në mënyrë të mrekullueshme sulmin e Barcelonës, duke i inkurajuar kështu katalonasit ta zëvendësojnë Luis Suarezin e lënduar me sulmuesin e Paris Saint-Germainit.

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu, drejtori ekzekutiv Oscar Grau, drejtori i futbollit Eric Abidal, sekretari teknik Ramon Planes dhe trajneri Quique Setien u takuan të hënën në mbrëmje dhe vendosën që do ta transferojnë një sulmues këtë muaj për ta zëvendësuar Luis Suarezin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Uruguaiani Suarez do të jetë jashtë fushës së lojës për katër muaj, pasi që është bërë operacion shkaku i një lëndimi në gjurin e tij të djathtë. Për këtë arsye, në mesin e disa futbollistëve që po monitorohet nga katalonasit është edhe Cavani.

Deri më tani, Atletico Madridi dhe Chelsea po e kryesojnë garën për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit Cavani, i cili ia ka kërkuar PSG-së largimin, shkaku i minutave të paktë të lojës këtë sezon.

Prindërit e uruguaianit kanë sugjeruar se futbollisti do të preferonte të shkonte në Atletico Madrid. Por përderisa kjo nuk e ka dekurajuar Rivaldon ta shtyjë Barcelonën drejt transferimit të Cavanit, për të cilin PSG-ja po i kërkon 12.6 milionë funte.

“Cavani do të ishte një përforcim i mrekullueshëm për sulmin e Barcelonës tani që Suarezi nuk do të ketë mundësi të luajë për ca kohë”, ka thënë Rivaldo.

“Në fund të fundit, Cavani është një sulmues i nivelit më të lartë, i cili gjithmonë ka shënuar gola në ligat më të mëdha të Evropës. Në rastin e tij, ai duket se dëshiron të largohet nga PSG-ja dhe për Barcelonën ky është një rast shumë i mirë”. /Gazeta Express/