Rita vjen me një set fotosh të ndryshme që i bëri këtë fillim vit
Yjet
Gazeta Express
05/01/2023 20:17
Këngëtarja dhe fytyra e marketingut e shumë
kompanive në Botë, Rita Ora e ka filluar më plot argëtim Vitin e Ri
Këngëtarja zgjodhi ishuj ekzotik për ta kaluar
festën e vitit të ri, derisa më pas ajo u kthye në New York për të festuar këtë
vit në ahengun e organizuar nga miku i saj, Ves J Morgan.
Tani ajo ka vazhduar për të treguar fotot që
ajo ka realizuar brenda 5 ditëve të muajit janar.
Ekzotike dhe e veshur me stil, duket se këtë vit Rita nuk do të ndalet me projektet e saj të reja si në karrierën e saj muzikore por edhe në fusha të tjera, sidomos atë të marketingut. /GazetaExpress/