Nuk mungon urimi i Rita Orës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Këngëtarja shqitpare me famë botërore, Rita Ora, është përkujdesur që të bëjë urimin e saj për ditën e Pavarësisë së Kosovës, vendit të saj të lindjes.
Rita ka postuar një video të skenave nga videoklipi i saj që e ka xhiruar në Prishtinë, atë të këngës ‘Shine ya light’ nga albumi i saj i parë, shkruan Gazeta Express.
“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë!!!”, fillon ajo urimin në gjuhën angleze, për të vazhduar më pas në shqip.
“Urime 12 vjet pavarësi KOSOVA jonë“, shoqëruar me videon që kishte xhiruar në vitin 2012./Gazeta Express/
Rita Ora – Shine Ya Light Part 2 (‘2013’)