Rita Ora vallëzon e zhveshur, reagimi i nënës është epik


Gazeta Express
6 Maj 2019 21:57

Këngëtarja Rita Ora shpesh di të jetë provokative në fotot dhe videot e saj

Rita Ora pritet që të paraqitet në mbrëmjen më të njohur të modës “Met Gala”, por para kësaj mbrëmje Rita ka postuar një video ku ajo vallëzon tërësisht e zhveshur.

Megjithatë, një mbulesë ngjyrë vjollce që e përdorë ajo ka bërë që këngëtarja kosovare të mbulojë ato pjesë që të gjithë meshkujt do të dëshironin ti shikonin.

E derisa ajo e bën këtë një koment epik ka ardhur nga nëna e saj, Vera Ora.

“Hahaha, ti e çmendur”, ka shkruar Vera.

Ndryshe Rita shkruar se po përgatitet për kampingun e MetGala.

“Me të vërtetë duhet të bëhem gati”, ka shkruar ajo.

Rita përndryshe pati një turne të suksesshëm, atë “Phoenix”, kurse tani pritet që të vazhdojë edhe me paraqitje të tjera gjatë këtij viti, ku vetë këngëtarja kishte thënë më parë se 2019-ta do të jetë një vit i saj. /GazetaExpress/  

Te fundit


Kthehu lart