Rita sonte në Prishtinë – kjo është ora kur do të aterojë në Aeroport


Gazeta Express
8 Prill 2019 16:39

Rita Ora po vjen sonte në Kosovë.

Sot kemi mësuar se Rita Ora do të vijë pikërisht gjatë mbrëmjes së sontme në Kosovë dhe do të rrijë në vendlindje për tre ditë me radhë.

Ajo do të aterojë në aeroportin e Prishtinës rreth orës 6:50 të mbrëmjes, mëson Gazeta Express.

Rita po vjen në Kosovë tani në punën e ambasadores, pasi ajo me projektin më të fundit ka vendosur që t’i dalë në krah grave që janë viktima të dhunës.

Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovë.

28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale./Gazeta Express/

Image result for rita ora kosovo

Te fundit


Kthehu lart