Rita çikave të reja: Instagrami nuk është jeta e vërtetë


Gazeta Express
6 Shtator 2019 0:33

Rita Ora e ka pranuar se e ka “pasur shumë të vështirë ti mbijetojë opinioneve dhe komenteve” në rrjetet sociale – por ka thonë se ai “po e jeton ëndrrën” dhe ia vlen ndonjëherë

Rita Ora e ka pranuar se jetë në syrin e publikut mund të jetë e vështirë, por stili i saj i jetës ka bërë që të “gjithë komentet dhe opinionet” ia kanë vlejtur.

Këngëtarja kosovare (28), e cila mori famë ndërkombëtare më 2012 me këngën e saj të parë “Hot RIght Noë”, ka shpalosur se ajo është krenare që është bërë një rol model për 15.3 milionë përcjellësit e saj, por ajo ndjen që ka qenë më fat se si dukej jeta edhe pa rrjetet sociale.

Ajo ka pranuar se Intagrami nuk është “jeta e vërtetë”, kurse këngëtarja ka treguar që “fyerjet” nline “dinë të jenë të vështira me tërë ato opinione dhe komente”, por bëhesh më e fortë kur rrethohesh me “njerëz të vërtetë” që ndihmojnë për t’i “ndarë këto dy botë”.

Duke folur për lansimin e linjës së re të këpucëve të prodhuesit gjerman “Deichman” në Berlin, Rita ka thënë që ajo shpreson që moda e saj dhe muzika mund të kenë ndikim pozitiv të saj.

Duke folur për kohën e Instagramit Rita ka shpjeguar: Mendoj që bota ka ndryshuar përgjithmonë, padyshim edhe për mua të cilën e zyra në fund para se rrjetet sociale ta pushtojnë botën”.

“Jam shumë me fat dhe mund vetëm ta imagjinojë se si është të jesh fëmijë pa rrjete sociale, sepse mendoj se kjo është një turp i veçantë”.

“Por, ju duhet të gjeni kohën dhe të kuptoni se nuk është jeta e vërtetë këtë gjë dhe duhet të kujtoni ti ndani këto gjëra. Kështu e shoh unë këtë gjë”.

“Kështu unë i kam munguar për shkak se është shumë e vështirë, me tërë ato opinione dhe komente dhe duhet të jem gjithmonë shumë e sigurt me atë çfarë dëshiroj të bëj”, ka thënë ajo duke vlerësuar rrethin e saj të afër që i kanë ndihmuar asaj që ta lë pas krahëve negativitetin e mediave online.

“Ende punoj çdo ditë. Ju e dini që nuk jam përfekt por ka momente kur ju duhet të jeni shumë të fuqishme dhe të keni shokë të mirë rreth jush dhe njerëz të mirë për t’i kaluar këtë”.

Në këtë rreth, Rita kreditë i jep edhe nënës së saj Vera, e cila ka qenë e ashpër por edhe inspirim për të.

“Të rritesh me ndershmëri me mamin tim e cila me inspiroi mua-ajo gjithmonë me ka dhënë vetëbesim. Ajo gjithmonë ka thënë se ju mund të bëheni ajo çfarë e dëshironi. Kur i thosha “ a do të bëhem pop yll? Ajo gjithmonë me thoshte ‘po’”.

“Që prej kam mbajtur në mend kam dashur të bëhem pop yll. Dëshiroja të bëhesha këngëtare. Dëshiroja të argëtoja të tjerët. Dëshiroja të vishesha bukur. Gjithmonë kam dashur ta bëj këtë prej që mbaj mend diçka, kështu që mendoj se kam menduar kështu që nga mosha gjashtë, tri, katër, pesë vjeçare”.

“Kisha një fazë ku dëshiroja të bëhesha veterinare por pastaj e kuptova që duhet të shkoni në shkollë dhe pastaj mendova se s’mund ta bëj këtë, kështu që shkova në muzikë”.

Duke folur për suksesin e saj, e cila ka udhëtuar më 24 qytete në dy muaj për turneun e saj botëror në fillim të këtij viti, ka shtuar: “Mendoj se po e jetoj ëndrrën time. Me të vërtetë po”.

“Çdo ditë është interesante, e ndryshme, e re. Madje edhe kur ne jemi të lodhur, e dini, unë dhe skuadra e ime duket se dëshirojmë të vazhdojmë madje edhe kur nuk flemë shumë. Mendoj se me të vërtetë po e jetoj ëndrrën. Jam shumë e lumtur për atë çfarë po bëj dhe nuk po mërzitem me këtë”.

Rita, e cila është femra e parë në Britani që ka pasur numrin 1 me hite në këtë vend, shpreson që suksesi i saj do ti inspiroj edhe të tjerë por pranon që ajo gjithmonë dëshiron të dërgojë mesazhe tek të tjerët nëpërmes kanaleve të saj.

“Mendoj që të qenit model në përgjithësi është një përgjegjësi e madhe dhe një që unë e marrë me krenari”, thotë ajo.

“Kurrë nuk e kam ditur që do të jem ky njeri kur bëja muzikën e time, por tani e shoh sa shumë njerëz mund ti influencoj përmes bisedave që kam me fansat e mijë në rrjetet sociale dhe në gjithçka që ka të bëj që nga muzika të filmat dhe të veshjet. Çfarë kam bërë, me të vërtetë ka pasur impakt”.

Ajo ka folur edhe për atë që e inspiroi për të krijuar linjën e saj të këpucëve me Deichman, në të cilën përfshihen veshje sportive dhe këpucë glamuroze. “Këto këpucë kanë të bëjnë me vetëbesimin dhe fuqinë dhe pavarësinë që e ndjeni në komfortin e tyre, kështu që mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”.

“Kur fillova ta dua modën, e tëra kishte të bënte me modën e vjetër. Gjithmonë duke bërë koleksione nga Vogues, duke shikuar tërë ato supermodele të viteve 90-ta, duke shikuar gardërobën e dizajnerëve siç ishin të Versace për shembull-tërë këtë që e kam shikuar ishte si është bërë historia. Dëshiroja të mësoja historinë e modës me të cilën isha rënë në dashuri me të”.

Rita ka folur edhe për bashkëpunimin e saj me prodhuesin e këpucëve, me të cilët kanë punuar edhe fytyra të famshme si Halle Berry.

“Me të vërtetë isha e nderuar kur m’u kërkua që të punojë me këtë firme me historinë që ka me gra të fuqishme që kanë qenë pjesë e tyre. Kështu që unë dëshirova dhe thashë se do të jetë me të vërtetë argëtim dhe një punë e mirë që do të bëhet”, ka thënë Rita.

“Linja e jonë pa ju munduar fortë në të vërtetë përfaqëson fuqinë, guximin, vetëbesimin dhe pavarësinë, sepse unë dua që ti shpreh mirënjohjen time të gjitha grave që i kam përcjellur gjatë rritjes sime. I tërë ky koleksion u frymëzua nga gjithë këto gra të fuqishme të cilat i kam takuar dhe parë gjatë jetës sime në këtë industri”. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart