Rishfaqet Sheila e 'X Factor', nuk njihet me pamjen e re - Gazeta Express
string(53) "rishfaqet-sheila-e-x-factor-nuk-njihet-me-pamjen-e-re"

Gazeta Express

18/02/2020 14:08

Rishfaqet Sheila e ‘X Factor’, nuk njihet me pamjen e re

Gazeta Express

18/02/2020 14:08

Sheila Haxhiraj, fituesja e “X Factor”, dikur bënte namin me këngët e saj dhe pozat provokuese, por për 3 vite ajo vendosi të shkëputej nga muzika dhe për një kohë të gjatë u zhduk nga rrjetet sociale.

Megjithatë gjatë kësaj kohe, Sheila ka punuar për t’u rikthyer fuqishëm dhe ka publikuar plot 3 këngë të reja. 

Lexo Edhe:

Këngëtarja shfaqet komplet ndryshe nga sa ishim mësuar ta shihnim dikur. Tre këngët kanë zhanre të ndryshme e madje në njërën prej tyre me titull “Benz”, Sheila shfaqet duke bërë rap.

Muzikën dhe teksin e këtyre këngëve i ka krijuar vetë Sheila.

Kështu këngëtarja ka vendosur të rikthehet në tregun muzikor shqiptar e me siguri do të kemi në vazhdim këngë të reja.