Ripërtërirja e vezoreve përmes Plazmës së Pasur me Trombocite - Gazeta Express
string(61) "riperterirja-e-vezoreve-permes-plazmes-se-pasur-me-trombocite"

Lajme

Gazeta Express

27/11/2021 21:20

Ripërtërirja e vezoreve përmes Plazmës së Pasur me Trombocite

Lajme

Gazeta Express

27/11/2021 21:20

ÖKSU GÖÇ – OBSTETËR GJINEKOLOG.

Ripërtërirja e vezoreve përmes Plazmës së Pasur me Trombocite (PRP- platelet- rich plasma) është metoda më e re që mundë të ndihmoj të keni një shtatëzani dhe fëmijë.

Lexo Edhe:

Përmes kësaj metode mund të përfitojnë këto grupe të pacientëve:

1. Pacientët e çdo moshe që kanë vezë të pamjaftueshme (rezervë të ulët ovariale).

2. Pacientët me dështim të parakohshëm të vezoreve (Prematur Ovarian Failure).

3. Pacientët që kanë dështuar disa herë në procedurën e IVF (embrionet me cilësi të dobët).

4. Pacientët që dëshirojnë të mbesin shtatëzënë pa përdorimin e vezëve të dhuruara.

5. Pacientët me mungesa hormonale, që nuk kanë dëshirë të marrin hormone.

6. Pacientët me infertilitet të pa shpjegueshëm.

7. Pacientët me simptoma të menopauzës për shkak të trajtimit të mëparshëm të kancerit.

Metoda PRP nënkupton marrjen e një sasie të gjakut nga pacientja, ndarjen e plazmës nga gjaku dhe aplikimin e saj (Plazmës së pasuruar me trombocite) në vezoret e vetë pacientes. Produktet brenda plazmës stimulojnë vezoret për të rritur vezë të reja, për të rritur cilësinë e këtyre vezëve dhe për të rivendosur pjellorinë apo fertilitetin.

• Ekzistojnë disa prova që tregojnë se qelizat staminale, të gjetura në vezore, mund të induktohen, të shndërrohen në vezë të reja dhe qeliza prodhuese të hormoneve nga injeksioni në vezore i Plazmës së Pasur me Trombocite.

PRP poashtu mund të përdoret për të përmirësuar receptivitetin endometrialë përpara një transferimi të embrionit, duke e rritur kështu shkallën e inplantimit dhe suksesin e IVF.

METODA E APLIKIMITPRP aplikohet përmes disa rrugëve:

1- Aplikimi Laparoskopik.

2- Aplikimi Transvaginal.

3- Aplikimi Endometrial.Të gjitha këto metoda aplikohen në Spitalin Amerikan nga Dr. Goksu Goç.

Rezultatet:

Ne i shohim rezultatet brenda 2 javësh deri në 6 muaj. Procedura mund të përsëritet varsisht nga ajo që i nevojitet pacientes.

Ripërtëritja e vezoreve është një procedurë e re që përdor injeksione të plazmës së pasur me trombocite (PRP) për të ndihmuar në rivendosjen e fertilitetit dhe stimulimin e prodhimit natyror hormonal në disa gra që nuk janë në gjendje të krijojnë shtatëzani ose që vuajn me simptoma të cilat janë të lidhura me mungesën e hormoneve.

Çfarë është ripërtëritja e vezoreve?Ripërtërirja e vezoreve është një aplikim i ri i terapisë së plazmës së pasur me trombocite (PRP), e cila përdoret në shumë specialitete të tjera mjekësore si dermatologjia, mjekësia sportive dhe ortopedia.

PRP është një përgatitje e qelizave të gjakut të vetë pacientes. Qelizat e trombociteve tërhiqen nga vendi i një dëmtimi të cilat lëshojnë një grup substancash, të njohur si Faktorët e Rritjes ku secila prej tyre jep një kontribut unik biologjik në procesin kompleks me të cilin trupi shëron vetveten.

Me një procedurë rinovimi të vezoreve, përgatitja PRP, injektohet në vezoret e saj për të stimuluar rritjen e re qelizore në një përpjekje për të rivendosur pjellorinë dhe prodhimin e hormoneve të vezoreve dhe për të rritur cilësinë e vezëve.

Egzistojnë prova që tregojnë se qelizat staminale të gjetura në vezore, mund të induktohen, të shndërrohen në vezë të reja dhe qeliza prodhuese të hormoneve nga injeksioni i Plazmës së Pasur të Trombociteve të pacientes në vezore.

PROCEDURA PRP PËR IVF DHE DËSHTIMI I IMPLANTIMIT TËPËRSËRITUR

Në vitet e fundit Plazëm – Plazma e Pasur (PRP) është përdorur së bashku me trajtimet konvencionale të pjellorisë si Fertilizimi In Vitro (IVF) për të përmirësuar cilësinë e vezës, trashësinë e rreshtimit të mitrës dhe receptueshmërinë endometriale.

PRP për Rritjen e Rreshtimit të Uterinës dhe Pritjes Endometriale (PRP Intrauterine Wash):

PRP mund të përdoret për të përmirësuar receptueshmërinë endometriale të rreshtimit të mitrës përpara një transferimi të embrionit.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!#spitaliamerikan #perqafojejete

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web