Rinovohet automatikisht kontrata e Neymarit, braziliani mbetet i lidhur për shumë gjatë me PSG-në - Gazeta Express
string(96) "rinovohet-automatikisht-kontrata-e-neymarit-braziliani-mbetet-i-lidhur-per-shume-gjate-me-psg-ne"

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 18:50

Rinovohet automatikisht kontrata e Neymarit, braziliani mbetet i lidhur për shumë gjatë me PSG-në

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 18:50

Pavarësisht spekulimeve mbi të ardhmen e tij, duket se Neymari do të mbetet te Paris Saint-Germaini për kohë të gjatë.

“L’Equipe” ka raportuar së sot, më 1 korrik, është vazhduar kontrata e brazilianit në mënyre automatike, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas mediumit francez, tani kontrata e Neymarit është e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Në maj të vitit 2021, kur ish-sulmuesi i Barcelonës kishte nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, në marrëveshje ishte përfshirë opsioni për të vazhduar kontratën edhe për dy sezone tjera – në mënyra automatike.

Kësisoj, sipas “L’Equipe”, opsioni i parë u aktivizua më 1 korrik 2021 dhe opsioni i dytë sot, më 1 korrik 2022.

Mediumit francez nga rrethi i lojtarit i është se “janë shumë të lumtur dhe të bindur se Neymari do të arrijë një nga sezonet më të mira të karrierës së tij”.

30-vjeçari te Paris Saint-Geramini ishte transferuar në vitin 2017 nga Barcelona për shumën rekord – 222 milionë euro. /Gazeta Express/