Rinisin protestat studentore, zbulohet data


Gazeta Express
16 Maj 2019 16:31

Studentët paralajmërojnë zhvillimin e një tjetër proteste.

Këtë herë protesta do të mbahet më datë 22 maj në orën 12:00 para ministrisë së Arsimit.

Protesta vjen pas mosmbajtjes së premtimeve sa i takon kërkesave që kanë artikuluar në dhjetor të vitit që lamë pas.

Kujtojmë se protestat masive të studentëve, dhjetorin e kaluar, ngritën në këmbë qeverinë dhe gjetën mbështetjen e të gjithë shoqërisë.

Ndërkaq, edhe opozita ka paralalajmëruar protesta të vazhdueshme por ende nuk ka dalë një datë zyrtare.

Te fundit


Kthehu lart