“Rilindja po bën përpjekje për grusht shteti”, Basha thërret në takim aleatët - Gazeta Express
string(74) "rilindja-po-ben-perpjekje-per-grusht-shteti-basha-therret-ne-takim-aleatet"

“Rilindja po bën përpjekje për grusht shteti”, Basha thërret në takim aleatët

Gazeta Express

18/02/2020 13:15

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të mbajë një takim me aleatët në seli.

Ky takim vjen pas bisedës që Basha pati në Presidencë me kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Lexo Edhe:

Sipas Presidencës Meta e njohu Bashën me shqetësimet që ka për sa i përket ndryshimeve që sipas tij qeveria po kërkon të bëjë grusht shteti.

Meta i ka kërkuar kryetari të PD që të informonte edhe drejtuesit e tjerë të partive opozitare.

Në fund thuhet se Presidenti do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.”

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.

Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, shkroi Tedi Blushi.