Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit do të investojë 10 milionë dollarë në ndërmarrjen publike Termokos, raporton Gazeta Express.
Drejtori i MCC-së për Kosovën, Petrit Selimi, ka njoftuar përmes Twitter-it se ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me drejtorin e Termokosit që hap rrugën për 10 milionë dollarë investime në aktivitetin matës të ngrohjes së qytetit.
“Sapo nënshkrova një Memorandum Mirëkuptimi me drejtorin e Termokosit, duke hapur rrugën për 10 milionë dollarë investime në ngrohtoren e qytetit, me 12 mijë konsumatorë, 60 mijë radiator. Përkrahja financiare është donacion, pjesë e marrëveshjes fillestare me agjencinë qeveritare amerikane MCC e implementuar nga MCC Kosova”, ka shkruar drejtori i kësaj korporate. /Express/
I just signed an MoU with director of Termokos, opening the path for $10mil investment in this district heating company, 12,000 clients, 60,000 radiators. The financial support is 100% grant, part of threshold agreement with US government agency @MCCgov, implemented by @MFKosovo. https://t.co/w0vhb9D8Kw
— Petrit Selimi (@Petrit) September 29, 2020