Rikthehet protesta e jelekverdhëve në Paris, dhjetëra të arrestuar - Gazeta Express
string(65) "rikthehet-protesta-e-jelekverdheve-ne-paris-dhjetera-te-arrestuar"

Rikthehet protesta e jelekverdhëve në Paris, dhjetëra të arrestuar

Gazeta Express

18/01/2020 19:45

Policia në Paris arrestoi sot më shumë se 30 persona pas përleshjeve me demonstruesit, në protestën e fundit të lëvizjes së jelekverdhëve.

Transmetuesi Franceinfo raportoi se në stacionin hekurudhor Gare de l’Est tensionet ishin të larta dhe protestuesit i vunë flakën kazanëve të plehrave, si dhe thyen dritaret.

Lexo Edhe:

Lëvizja e jelekverdhëve, e quajtur kështu nga jelekët e verdhë që veshin, ka organizuar protesta kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron për më shumë se një vit.