Rikthehet në punë mësimdhënësi që akuzohej për ngacmim seksual


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 20:37

Mësimdhënësi me iniciale S.N. është shpallur i pafajshëm në akuzën për ngacmim seksual. E kjo do të thotë që këtë mësimdhënës e pret puna që punonte para katër vjetëve. Por, prindërit e shkollës “Nazim Gafurri” në Prishtinë po e kundërshtojnë kithimin e tij.

Ishte viti 2015, kur mësimdhënësit me inicialet S.N iu kishte ndërprerë marrëdhënia e puënës në shkollën fillore “Nazmi Gafurri” në Prishtinë.

I njëjti po dyshohej se kishte ngacmuar seksualisht nxënësen e tij.

Rastin ishte paraqitur në Polici vetëm kur 14 vjeçarja kishte lajmëruar për diçka të tillë psikologun e shkollës.

Madje për këtë mësimdhënës edhe ishte ngritur aktakzuë.

Por, i njëjtëi një vit më parë është shpallur i pafajshëm. Aktgjykimin e këtij rasti e ka siguruar T7 ndërsa trupi gjykues nuk kishte mundur të vërtetoj një vepër penale të tillë.

“Në bazë të deklaratës së të dëmtuarës, dëshmitarëve dhe mbrojtjes së vet të pandehurit S.N dhe administrimit të provave amteriale, trupi gjykues  nuk ka mundur të vërtetoj përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri S.N e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Katër vjet pasi kishte ndërprerë punën në këtë shkollë, ky mësimdhënës po kërkon që t’i kthehet sërish ditarit.

Madje në dokumentin që ka siguruar televizioni T7, zyrtarë të Burimeve Njerëzore kanë pranuar vendimin e Inspektoratit të Punës, në bazë të të cilit kërkohet nga Drejtoria Komunale e Arsimit që S.N të kthehet në vendin e tij të punës.

 “Iu është dhënë obligim që të rishqyrtoni vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së S.N në atë mënyrë që nëse nuk ka shkelje të tjera përveç rastit për të cilin ka aktgjykim, rast për të cilin me aktgjykim është shpallur i pafajshëm jeni të obliguar që të njëjtin ta ktheni në vendin e tij të punës”.

Përmes këtij dokumenti kërkohet një konstatim nëse ekzistojnë shkaqe të tjera të bazuara si shkelje të rënda të detyrave të punës, përmes të cilave do të dihet nëse i njëjti do të kthehet në punë apo jo.

E në anën tjetër udhëheqësit e shkollës “Nazim Gafurri” janë në dijeni që ekziston një vendim, por jo edhe për përmbajtjen e tij.

“Nga drejtoresha e komunës e kemi informacion që e ka një vendim të gjykatës por nuk kemi informacion për cka”, ka thënë Arif Abazi, zëvendësdrejtor i shkollës “Nasim Gafurri”.

Zëvendësdrejtori i shkollës, Arif Abazi tha për T7 se nuk kanë ndonjë vendim se çka do të bëhet tutje.

“Në drejtorinë e shkollës tonë nuk kemi asnjë vendim ose informatë rreth asaj se cka do të bëhet tutje”, ka thënë Abazi.

E rikthimi i tij me gjasë nuk është i mirëseardhur për të gjithë.

Ekipi i televizionit T7 ka kontaktuar me disa prej prindërve të nxënësve të kësaj shkolle të cilët kanë thënë që nëse merret një vendim I tillë që ky mësimdhënës të kthehet përsëri në këtë shkollë atëherë ata do të organizohen ta kundërshtojnë këtë vendim

Por drejtues të Këshillit të Prindërve të kësaj shkolle, thanë se akoma nuk kanë ndonjë informacion zyrtar në lidhje më këtë çështje, kësisoj nuk mund të japin ndonjë qëndrim.

Ndërkohë nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë nuk i kanë kthyer përgjigjie televizionit T7, për veprimet që do t’i marrin tutje.

Te fundit


Kthehu lart