Rikthehet Muza Competition, nëse keni talent në fashion-dizajn, apliko deri më 25 prill për të qenë një nga fituesit - Gazeta Express
string(114) "rikthehet-muza-competition-nese-keni-talent-ne-fashion-dizajn-apliko-deri-me-25-prill-per-te-qene-nje-nga-fituesit"

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2024 21:43

Rikthehet Muza Competition, nëse keni talent në fashion-dizajn, apliko deri më 25 prill për të qenë një nga fituesit

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2024 21:43

Pas suksesit të dy viteve të para, Muza Competition rikthehet në sezonin e tretë. Një konkurs për të rinjtë pasionantë dhe të talentuar në fushën e fashion-dizajnit nga mosha 18-35 vjeç, të cilët do të kenë mundësi që të prezantojnë koleksionin e tyre modern me elementë të etnografisë shqiptare në Muza Competition. Jo vetëm një fashion show, por një katalizator talentesh, si dhe një katapultë për bizneset e reja në fushën e industrisë së modës dhe dizajnit. Faza e parë e edicionit të tretë do të përfshijë shqyrtimin e të gjitha aplikimeve të ardhura në adresën e emailit [email protected] deri në datën 25 prill 2024.

Ndërsa, gjatë fazës së dytë, anëtarët e jurisë do të dëgjojnë prezantimet nga çdo aplikant, që ka kaluar fazën e parë dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në fazën e fundit. Finalja e madhe e Muza Competition do të mbledhë si çdo vit të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë, ku 10 finalistët do të mund të prezantojnë koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh të çmimit prej 20.000 Euro.

Lexo Edhe:

Ndryshe nga edicionet e kaluara, Muza Competition prezantohet për publikun shqiptar, por jo vetëm, edhe përmes një reviste të dedikuar. Në lenten e aparatit të fotografit, Ergys Zhabjaku, si asnjëherë më parë, janë bërë bashkë: fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, modelja dhe filantropistja Emina Cunmulaj, etnografja Afërdita Onuzi, stilisti i mirënjohur Valdrin Sahiti, stilistja ikonë e fashion-dizajnit, Enada At’Nikolla, një prej artistëve më të njohur për kontributin në artin kontemporan në Shqipëri, Helidon Haliti, moderatorja dhe producentja e njohur, Rudina Magjistari, si dhe Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo. Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, nën autorësinë e Andriola Kambo, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit dhe ekonomisë krijuese.