Rikthehet “Kosherja” të dielën me shumë risi dhe spektatorë në sallë - Gazeta Express
string(66) "rikthehet-kosherja-te-dielen-me-shume-risi-dhe-spektatore-ne-salle"

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2021 17:34

Rikthehet “Kosherja” të dielën me shumë risi dhe spektatorë në sallë

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2021 17:34

Programi më i madh i humorit “ Kosherja”, nis sezonin e dytë këtë të diel në orën 20:30.

Nën moderimin e Jona Spahiut dhe Bes Kallakut, si edhe trupës profesioniste të aktorëve, të cilët do të rikthejnë personazhet më të dashura të sezonit të kaluar, gjithashtu personazhe te reja do të shoqërojnë spektatorët në sallë edhe përmes ekranit të ABC si: Profesori i “La casa del bar”, “Barbi”, “portal sajo.al”, por nuk do të mungojnë edhe të ftuar specialë e shumë surpriza të cilat do të zbulohen javë pas jave për publikun.

Lexo Edhe:

Një ndër risitë e këtij sezoni është publiku  në skenë, të cilët mes duartrokitjeve duket se e shijuan magjinë e shfaqjes duke rikthyer traditën e të qeshurave që dhuron përjetimi live i një show humori.

Autori dhe regjisori Altin Basha përveç humorit te garantuar, është siguruar që edhe këtë sezon “Kosherja” të ofrojë një program të shikueshëm nga e gjithë familja