Rikthehet futbolli kosovar, sot do të zhvillohen këto ndeshje në Kupë - Gazeta Express
string(68) "rikthehet-futbolli-kosovar-sot-do-te-zhvillohen-keto-ndeshje-ne-kupe"

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 8:34

Rikthehet futbolli kosovar, sot do të zhvillohen këto ndeshje në Kupë

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 8:34

Futbolli kosovar do të rikthehet me ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Katër prej këtyre ndeshjeve të kësaj faze do të zhvillohet gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Llapi, do të luajë në udhëtim kundër Lirisë.

Ballkani do të presë në Suharekë skuadrën nga Liga e Parë, A&N.

Feronikeli ’74 – Trepça ’89 është ndeshja tjetër që do të vë përballë një skuadër nga elita e futbollit kosovar dhe një nga Liga e Parë.

Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë, dy skuadrave që bëjnë gara në Grupin B të Ligës së Parë.

Të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 13:00. /Gazeta Express/