Rikthehet furnizimi me ujë për rreth 10 mijë konsumatorët e Pejës


Gazeta Express
20 Shtator 2019 16:53

Pas një angazhimi 10 orësh të inxhinierëve, teknikëve dhe punonjësve të KRU ‘Hidrodrini’, është arritur që të rikthehet furnizimi me ujë në pjesën jugore të Pejës, që përfshinë bashkësitë Territoriale ‘Asllan Çeshme’, ‘Jarina’ dhe ‘Xhemajl Kada’, duke prekur rreth 10 mijë konsumatorë.

Sanimi ishte paraparë të përfundote sot rreth orës 19:00, por falë përkushtimit të ekipeve të KRU ‘Hidrodrini’, është bërë i mundur rikthimi  i furnizimit më herët.

Ndërprerja kishte ardhur si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor në lagjen ‘Çamëria’ të qytetit, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit të hershëm.

KRU ‘Hidrodrini’ apelon tek konsumatorët që së paku gjatë dy orëve të ardhshme, (deri rreth orës 18:30 minuta), ujin, mos ta përdorin për pije, derisa sa të ripastrohet sistemi. 

Te fundit


Kthehu lart