Rikthehet droga në Lazarat - Gazeta Express
string(26) "rikthehet-droga-ne-lazarat"

Rikthehet droga në Lazarat

Gazeta Express

11/12/2019 21:02

Policia e Gjirokastrës njofton se ka vënë në pranga një person pasi i sekuestroi 6 kilogramë lëndë Cannabis Sativa.

Sipas policisë në pranga ra shtetasi J.Gj., 35 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet 6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Lexo Edhe:

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, për shtetasin J.Gj.(shtetasi i mësipërm i arrestuar) dhe  shtetasin A.H., banues në Libohovë, pasi në orët e para  të mëngjesit të ditës së djeshme këta shtetas janë kapur duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.