Rikthehen maskat në Burrel, i grabisin 15 mijë Euro, sapo i tërhoqi nga banka - Gazeta Express
string(75) "rikthehen-maskat-ne-burrel-i-grabisin-15-mije-euro-sapo-i-terhoqi-nga-banka"

Gazeta Express

12/12/2019 19:22

Rikthehen maskat në Burrel, i grabisin 15 mijë Euro, sapo i tërhoqi nga banka

Gazeta Express

12/12/2019 19:22

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar mbrëmë në Burrel, ku pre e sulmit ka rënë një person që sapo kishte dalë nga banka.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije për News24 se shtetasi me inicialet D.B., sapo kishte tërhequr nga banka një shumë të madhe parashë, konkretisht 15 mijë euro, disa persona i kanë zënë pritë.

Lexo Edhe:

Mësohet se grabitësit të armatosur dhe të maskuar kanë pikasur shtetasin në fjalë, ndërsa i kanë zënë pritë në rrugën që të çon në fshatin Derjan te njesisë administrative Lise te Matit.

Fill pasi morën shumën e lekëve, autorët janë larguar me shpejtësi. Ndërkohë personi i grabitur ka sinjalizuar policinë, e cila është vënë në ndjekje të tyre.