Rikthehen grabitjet në Tiranë


Gazeta Express
15 Maj 2019 11:31

Gjatë orëve të natës një makinë është vjedhur në Domje, si dhe një dyqan u grabit në rrugën e Durrësit në kryeqytet.

4 persona të maskuar dhe me leva në duar kanë vjedhur një automjet tip BMW me targa AA 880 HS në Domje.

Pas grabitjes së mjetit, ata janë drejtuar për nga Rinasi dhe mendohet se kanë ikur në Fushë Krujë.

Ndërkohë, në një nga rrugët më të populluara të Tiranës është sulmuar një dyqan në pronësi të O. Ymerit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart