Rihapen xhamitë në Arabinë Saudite - Gazeta Express
string(34) "rihapen-xhamite-ne-arabine-saudite"

Rihapen xhamitë në Arabinë Saudite

Gazeta Express

31/05/2020 14:01

Arabia Saudite ka rihapur xhamitë të dielën për herë të parë pas më shumë se dy muajsh të masave kufizuese si pasojë e koronavirusit.

Besimtarët u nisën drejt xhamive me respektimin e masave të distancës sociale të paktën dy metra dhe vendosjes së maskave.

Lexo Edhe:

Të moshuarit, fëmijët nën 15 vjec dhe personat me sëmundje kronike, nuk lejohen të hyjnë brenda. Besimtarët duhet të kryejnë ritualin e pastrimit para namazit në shtëpi.

Autoritetet në Arabinë Saudite thanë se masat kufizuese do të hiqen në tri faza deri më 21 qershor, me përjashtim të Mekës.