Rihanna e quan Trumpin “mentalisht të sëmurë”


Gazeta Express
9 Tetor 2019 21:19

Rihanna ka thënë në një intervistë se “qenia me e sëmurë mentalisht në Amerikë për momentin duket se është presidenti i saj”, derisa ka pozuar për herë të nëntë për ballinën e revistës Vogue

Rihanna është bërë tashmë edhe një fuqi në botën e modës dhe bukurisë pasi promovoi brendet e saj të cilat i ka quajtur Fenty.

Ajo do të jetë në ballinë të numrit të Vogue te nëntorit, bukuroshja nga Bahamet ka treguar se si e ka ndërtuar perandorinë e saj nga asgjëje, ku tani po i shpërblehet. Po ashtu, në një intervistë të gjatë ajo ka folur edhe për të dashurin e saj Saudi ku ka thënë se është e lumtur dshe ka folur edhe për albumin e saj të nëntë që do të publikohet së shpejti.

Por, 31 vjeç ka qenë shumë më ndryshe ku ka foilur për Donald Trump, të cilin e ka quajtur mentalisht të sëmurë.

“Jam e zhgënjyer”, ka thënë ajo. “Njerëzit po vriten nga armët e luftës të cilat ata i blejnë në mënyrë legale. Kjo vetëm normale nuk është. Kurrë nuk mund të jetë normale. Fakti që ata klasifikojnë njerëz sipas nghyrës dhe lëkyrë së tyre, është goditje në fytyrë. Është komplet raciste”.

“Merrne një araba me të njëjtën armë dhe dërgoje në të njëjtin Walmart dhe nuk ka mundësi që Trump do të del publikisht me ndonjë mendim që tregon se ai ka probleme shëndetësore mentale. Njeriu që është më i sëmuari në Amerikë për momentin duket se është presidenti”, ka shtuar ajo, derisa ka folur për dy ngjarjet në El Paso dhe në Dayton ku pati vrasje në masë të njerëzve civil. /GazetaExpress/  

Te fundit


Kthehu lart