Rifillon shërbimi urban në kryeqytet, ja masat e reja të sigurisë që duhet zbatuar - Gazeta Express
string(81) "rifillon-sherbimi-urban-ne-kryeqytet-ja-masat-e-reja-te-sigurise-qe-duhet-zbatuar"

Gazeta Express

06/07/2020 8:48

Rifillon shërbimi urban në kryeqytet, ja masat e reja të sigurisë që duhet zbatuar

Gazeta Express

06/07/2020 8:48

Ka rinisur sot sherbimi ne transportin urbane ne kryeqytet.

Mengjesin e sotem qytetaret qe nuk kane pasur mundesi te tjera per te levizuar u jane drejtuar urbaneve, qe rinen punen pas nje nderprerje prej gati 4 muajsh per shkak te pandemise se koronavirusit. 

Lexo Edhe:

Ashtu sic ishte njoftuar qe me heret, ne baze te marreveshjes se bere me operatoret per rinisjen e punes, qytetaret duhet te jene te pajisur me maska dhe me doreza para se te udhetojne, por nje gje e tille jo gjithandej ja funksionuar, se paku per dorezat.

5ebe300b-f581-435e-b185-44efad2376e3

Nga ana tjeter edhe punonjesit duhet te jen te pajisur me maska dhe doreza. Pasagjeret duhet te respoektojne distancen e sigurise, teksa ulen, pasi jo te gjitha sediljet duhet te perdoren.  

Rregullat 

12a74daa-5c33-43e2-af47-882f5323a0d1
0881d169-cfe1-4f0f-9523-1c58e1b875ac

1.Çdo përdorues i transportit publik qytetas/rrethqytetas është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie.
2.Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qytetas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin maska.
3.Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit.
4.Ndërkaq, sikurse është rënë dakord mes Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Shoqatës së Shoqërive të Transportit Publik, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.
5.Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.
6.Në çdo mjet do të vendosen postera për respektimin e rregullave të higjienës, të rekomanduara nga OBSH-ja, të vendosura në vende të dukshme për udhëtarët.
7.Për zbatimin me rigorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga organet kompetente.