Rifilloi funksionimi i “Postës së Maqedonisë së Veriut” pas marrëveshjes me “Halkbank” - Gazeta Express
string(82) "rifilloi-funksionimi-i-postes-se-maqedonise-se-veriut-pas-marreveshjes-me-halkbank"

Rifilloi funksionimi i “Postës së Maqedonisë së Veriut” pas marrëveshjes me “Halkbank”

Ballina

Gazeta Express

01/03/2021 14:43

Filloi funksionimi i operacioneve të pagesave në Shoqërinë Aksionare “Posta e Maqedonisë së Veriut”, përmes së cilës qytetarët do të jenë në gjendje sërish të paguajnë faturat e tyre dhe të bëjnë pagesa të tjera me para, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i ndërmarrjes “Posta e Maqedonisë së Veriut”, Jani Makraduli, së bashku me anëtaren e Bordit të Drejtorëve të “Halkbank”, Buket Gereçci, vizituan një zyrë postare në Komunën e Karposhit në Shkup, me çka shënuan rifillimin e operacioneve të pagesave në njësitë e rrjetit postar të ndërmarrjes ” Posta e Maqedonisë së Veriut “, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar të bashkëpunimit me “Halkbank”.

Lexo Edhe:

Duke theksuar se operacionet e pagesave fillojnë në një shkallë më të mirë dhe më të madhe, Makraduli tha se vlera e komisionit është më e ulta dhe se do të arrijë në 35 denarë për pagimin e faturave dhe kostove të tjera të përgjithshme.

“Këtë mëngjes, në vetëm një orë, tashmë janë bërë 500 transaksione ose 92 transaksione janë bërë në postën në Gjorçe Petrov, ndërsa ky është një fillim në të cilin nuk kemi dashur të ngutemi por të fillojmë me 35 njësi postare. Kjo tregoi angazhimin dhe besimin tonë se kjo është një gjë e mirë edhe për qytetarët, sepse vlera e komisionit që ne ofrojmë së bashku me partnerët tanë nga Halkbank janë më të voglat”, tha Makraduli.

Duke deklaruar se kjo do të kontribuojë në lehtësimin e turmave para bankave, Makraduli tha se ai ishte me të vërtetë i befasuar këndshëm nga përgjigja e shkëlqyeshme që nga dita e parë dhe se u konfirmua se “Posta e Maqedonisë së Veriut” gjeti partnerin e duhur në “Halkbank”.

Anëtarja e Bordit të Drejtorëve të “Halkbank”, Buket Gereçci, duke përkujtuar se Halkbank ia dha ofertën më të mirë “Postës së Maqedonisë së Veriut” tha se në një periudhë të shkurtër prej dy muajsh kanë krijuar tërë infrastrukturën.

“Deri javën e kaluar i kemi bërë të gjitha testet ne dhe posta. Sistemi funksionon shumë mirë dhe siç duhet. Këtë mëngjes filluam zyrtarisht transaksionin e parë. Transaksioni i parë u bë në Manastir”, tha Gereçci.

Funksionimi i operacioneve të pagesave në Postë është në dispozicion në disa degë të zgjedhura të Postës, edhe atë në Shkupin, si dhe degët në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadar, Veles, Gjevgjeli, Strumicë, Shtip, Koçan dhe Kumanovë.

Halkbank dhe ndërmarrja “Posta e Maqedonisë së Veriut” më 30 dhjetor 2020 nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi sipas së cilës operacionet e pagesave të Postës do të kryhen përmes “Halkbank”. Sipas marrëveshjes, 71 për qind e të ardhurave të realizuara do t’i takojnë Postës, ndërsa 29 për qind do t’i takojnë bankës “Halkbank”.