Ridvan Berisha sqaron besimin e tij në judaizëm: E kam zemrën e bardhë, s’kam nevojë për dërgues te perëndia - Gazeta Express
string(105) "ridvan-berisha-sqaron-besimin-e-tij-ne-judaizem-e-kam-zemren-e-bardhe-skam-nevoje-per-dergues-te-perendia"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2021 23:53

Ridvan Berisha sqaron besimin e tij në judaizëm: E kam zemrën e bardhë, s’kam nevojë për dërgues te perëndia

Lajme

Gazeta Express

12/05/2021 23:53

Gazetari Ridvan Berisha pasi kishte deklaruar se beson në judaizëm, tregon sesi erdhi deri tek kjo bindje, shkruan Express.

Gjithçka filloi kur Berisha kishte realizuar dokumentar ku argumentohet se shqiptarët i kanë mbrojtur hebrenjtë gjatë kohërave të liga.

Lexo Edhe:

“Për sa kohë jam angazhuar në realizimin e disa dokumentarëve se si shqiptarët nga kodi i besës dhe zakonit i kanë mbrojtur hebrenjtë, në vijim kam thënë unë i kam besuar judaizmit”, është shprehur Berisha.

Në vazhdim moderatori i emisionit e pyeti Berishën se a është konvertuar në judaizëm.

“Unë pretendoj se e kam zemrën e bardhë… nuk kam nevojë fare për mesenger (dërgues) tek perëndia”, ka thënë Berisha në Kanal10.

 “Izraeli si komb ka një histori persekutimi mijëravjeçar. Konflikti Izrael-Palestinë po keqpërdoret nga autokratë të ndryshëm si Erdogani, gjithashtu edhe nga Hamasi”, shtoi Berisha.