Ridvan Berisha për tensionet në Lindje të Mesme: Lutemi për Izraelin - Gazeta Express
string(67) "ridvan-berisha-per-tensionet-ne-lindje-te-mesme-lutemi-per-izraelin"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 23:08

Ridvan Berisha për tensionet në Lindje të Mesme: Lutemi për Izraelin

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 23:08

Gazetari Ridvan Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet në Lindje të Mesme, saktësisht në Jerusalem të Izraelit.

Berisha ka postuar dy fotografi në postimin e tij. Të dy fotografitë shprehin solidaritet ndaj shtetit izraelit.

Lexo Edhe:

“Lutemi për Izraelin” dhe “Kemi nevojë për lutjet e tua për Izraelin”, ishte mbishkrimi i fotografive të postuara nga gazetari Berisha.

Gjithashtu Berisha shkroi “We stand with Izrael” – “Qëndrojmë me Izraelin”.

Ditë më parë Berisha te DPT te Fidani ka thënë se beson në judaizëm.

“Besoj në judaizëm. Është privatësia ime, por besoj në religjionin e parë Abrahamik. Ka njerëz që mendojnë ndryshe por mendoj se kështu është. Ja kemi ndritur fytyrën vetës para botës. Kemi raste interesante të patransmetuara që flasin për një krenari të pamasë të gjyshërve e stërgjyshërve tanë, që miku kur hynë në shtëpi duhet të ruhet”, ka thënë ai.

“Nëna Tereza është pasaporta e shqiptarëve në botë. Kemi gjetur kontakte të shumta në Izrael që të tregohet para botës se çfarë kanë bërë shqiptarët për çifutet gjatë Luftës së dytë Botërore”, shtoi Berisha.