Richard Grenell me tri pozicione: Shef i Inteligjencës, Ndërmjetësues Kosovë-Serbi dhe Ambasador në Gjermani - Gazeta Express
string(106) "richard-grenell-me-tri-pozicione-shef-i-inteligjences-ndermjetesues-kosove-serbi-dhe-ambasador-ne-gjermani"

Richard Grenell me tri pozicione: Shef i Inteligjencës, Ndërmjetësues Kosovë-Serbi dhe Ambasador në Gjermani

Gazeta Express

20/02/2020 14:30

Richard Grenell, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, nga sot do të jetë edhe ushtrues detyre i Shefit të Inteligjencës Kombëtare – që do të thotë pjesë e Kabinetit të Presidentit Trump. Por, ai do të vazhdojë t’i ruajë edhe dy pozicionet tjera; atë të ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë-Serbi, ashtu sikurse do të jetë edhe më tutje ambasador në Berlin.

Nëse dikush ka menduar se me emërimin e ri në krye të Agjencisë së Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell do të tërhiqet nga ndërmjetësimi i dialogut Kosovë-Serbi, atëherë mund të thuhet se e ka pasur plotësisht gabim.

Lexo Edhe:

Burime amerikane, në kushte anonimiteti, kanë thënë për Gazetën Express se nga sot Ambasadori Grenell do t’i mbajë tri pozita: Shef i Inteligjencës, Ndërmjetësues Kosovë-Serbi dhe Ambasador në Gjermani.

Siç dihet, pozicioni i Shefit të Inteligjencës Kombëtare, e bën Grenellin pjesë të Kabinetit të Presidentit Trump, kurse mekanizmi që do të udhëheqë nga sot e tutje koordinon 17 agjenci të inteligjencës amerikane.

Grenell është këmbëngulës për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, në të cilën ai është duke punuar tash e sa muaj. Ai ka kërkuar në mënyrë eksplicite nga Kryeministri Albin Kurti që të hiqet menjëherë taksa ndaj produkteve serbe dhe të mos vendoset reciprociteti.

Deri më tash, Kurti nuk ka lëvizur nga pozicioni i tij, që në një mënyrë, mund të konsiderohet si pozicion prolongues i heqjes së taksës me qëllim të shtyrjes së fillimit të dialogut. Pasi që, parimisht, kryeministri i ri thotë se taksa do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.