“Ricchi e Poveri” do të performojnë në Vlorë hitet e viteve ’80 - Gazeta Express
string(60) "ricchi-e-poveri-do-te-performojne-ne-vlore-hitet-e-viteve-80"

Arte

Gazeta Express

30/01/2023 13:33

“Ricchi e Poveri” do të performojnë në Vlorë hitet e viteve ’80

Arte

Gazeta Express

30/01/2023 13:33

Ricchi e Poveri, grupi pop italian vjen në Shqipëri. Është Sinan Idrizi sipërmarrësi vlonjat, ai që do të sjellë në Teatrin Petro Marko në Vlorë, grupin mitik.

Gjatë një interviste Sinan Idrizi tregon se ka vetëm një synim të rizgjojë qasjen e vlonjatëve ndaj kulturës italiane.
Por nuk do të jetë vetëm ky grup i shumëpëlqyer për shqiptarët, që do të vijë në Shqipëri. Idrizi premton se do të sjellë çdo muaj në Vlorë, një personazh BIG, të viteve ’90. Ndër to Toto Cutugno, Fausto Leali, Gianni Morandi, Pupo, Claudio Baglioni e më vonë Eros Ramazzoti dhe Vasco Rossi.

Lexo Edhe:

Idrizi synon që kjo ngasje tërësisht personale e tij të përqafohet edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe biznesmenë të tjerë, për ta parë Vlorën jo vetëm si terren ndërtimesh e tenderash, por si qytetin që meriton edhe nisma për altruizëm në emër të dashurisë për të.
Ricchi e Poveri mbërrijnë në Vlorë më 31 janar dhe do të ngjiten në skenën e Petro Markos mbrëmjen e së martës./GazetaTema