Rezoluta për Shqipërinë, Meta: Të hetohen me urgjencë krimet zgjedhore - Gazeta Express
string(68) "rezoluta-per-shqiperine-meta-te-hetohen-me-urgjence-krimet-zgjedhore"

Rezoluta për Shqipërinë, Meta: Të hetohen me urgjencë krimet zgjedhore

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 14:33

Në një konferencë për shtyp Presidenti Ilir Meta ka komentuar miratimin e Rezolutës për Shqipërinë në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian. Meta deklaroi se kjo rezolutë rrëzoi alibitë se fajin e ka Europa.

Kreu i shtetit theksoi se është emergjente hetimi nga organet e drejtësisë hetimi me  zero tolerancë për krimet zgjedhore.

Lexo Edhe:

“Kjo rezolutë thekon edhe njëherë problemet më të mëdha që ka Shqipëria.   Nuk do të bëjë lëshim të kushteve. Rruga evropiane kalon vetëm përmes plotësimit të të gjitha kushteve. Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë prioritare. PE rikujtoi edhe njëherë se dosjet për krimet zgjedhore nuk do të harrohen. Liria e medias që vazhdon të jetë në një trysni përbën një tjetër vijë të kuqe për Shqipërinë. Përdorimi i Shqipërisë si lavatriçe e pastrimit të parave është alarmante.

Kjo rrëzon çdo alibi se fajin e ka Europa. Jam i bindur se populli shqiptar vazhdon të gëzojë mbështetjen e Europës. Duke vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve që po vijë edhe si kryekusht për të ecurit me një ritëm tjetër dje pata takim me Shqipërinë civile ku u evidentua edhe rëndësia e zgjatjes së aplikimit të dokumenteve.

Nevojën e funksionimit të shpejtë me zero tolerancë të organeve të drejtësisë për të hetuar të gjitha krimet zgjedhore. Njëkohësisht u theksua rëndësia e miratimit sa më shpejt të fletës së votimit dhe rëndësia e një fushate. Zgjedhësit ende nuk janë edukuar për mënyrën e re të votimit”, tha Meta.