Rezidenca në Skoci që dikur ishte një burg tani në shitje për 3.3 milionë dollarë


Gazeta Express
10 Qershor 2019 13:27

Dikur ishte një burg, por tani të lë pa fjalë. Bëhet fjalë për shtëpinë Penninghame në Skoci e cila tanimë është vënë në treg, me një çmim për 3.3 milionë dollarë. Sipas mediave të huaja, së bashku me arkitekturën e saj dhe artin antik, kjo rezidencë ka një histori interesante: Ajo dikur ishte një burg.

Sipas një raporti të BBC News, burgu u mbyll në vitin 2000 për shkak të shkurtimeve buxhetore. Shtëpia dikur burg strehoi deri në 95 të burgosur afër fundit të dënimeve të tyre dhe ofroi rreth 50 vende pune për komunitetin lokal. Sipas agjencisë së pasurive Knight Frank, Shërbimi i Burgjeve Skoceze shiti pronën tek pronarët e saj aktual në vitin 2000.

Pronarët e tanishëm pastaj kaluan pesë vjet në rinovimin e pronës – e cila përfshin rreth 100 hektarë – dhe vetë burgu në një shtëpi me 13 dhoma gjumi me pamje që të lë pa frymë. Fasada e rezidencës daton që nga viti 1869, ndërkohë që pjesa e zyrave dhe e ngrënies vlerësohet të jenë ndërtuar rreth vitit 1700.

Prona gjithashtu përfshin pesë shtëpi të tjera, objekte të kuajve, kopshte dhe toka bujqësore. Ajo mund të shitet si një e tërë ose në pesë-pjesë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart